Aleksandër Vuçiq e falënderon Iranin për mos njohjen e Kosovës

  • E.k /
  • 24 April 2023 - 13:25
Aleksandër Vuçiq e falënderon Iranin për mos njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka falënderuar Iranin për mos njohjen e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq e bëri këtë falënderim gjatë një takimi me ambasadorin e Iranit në Beograd, Rashid Hasan Pour Baei.

“Edhe një herë përcolli mirënjohjen time të sinqertë për samitin shtetëror në Teheran dhe Presidentit Raisi për mbështetjen parimore për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit tonë në institucionet ndërkombëtare me këtë rast”, ka shkruar Vuçiq.

Irani është një nga shtetet që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

(Kosova Sot Online)