Dy të vdekur në një restorant në kryeqytet

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 18:06
Dy të vdekur në një restorant në kryeqytet

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një kamerier ka djegur një pjatë me ushqim, duke i vënë zjarrin aksidentalisht një restoranti italian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën dhe pesë të tjerë me lëndime të rënda.

Bimët plastike në restorant morën flakë gjatë procesit të flambes dhe flakët u përhapën me shpejtësi.

Flambe është një teknikë gatimi të cilit ju vendoset edhe alkool ne ushqim përpara se të ndizet.

Zjarri shpërtheu pranë hyrjes së restorantit Burro Canaglia, gjë që e bëri më të vështirë për njerëzit të shpëtonin, raportoi gazeta spanjolle El Pais.

Gazeta raportoi gjithashtu se një nga ata që vdiqën ishte një punëtor në këtë restorant.

Megjithëse zjarri u shua shpejt, ai ishte “jashtëzakonisht intensiv” dhe prodhoi “shumë tym”, tha kryetari i bashkisë së Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida.

Ai paralajmëroi se do të kishte më shumë viktima nëse zjarrfikësve do t’u duhej më shumë kohë për të shkuar në vendngjarje, duke shtuar se ajo u shua brenda 10 minutave nga paralajmërimi i parë për flakët.

Policia ka filluar menjëher hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

(Kosova Sot Online)