Finlanda uron Kosovën për aplikimin e suksesshëm për anëtarësim në KE

  • 24 April 2023 - 23:01
Finlanda uron Kosovën për aplikimin e suksesshëm për anëtarësim në KE

Për aplikimin e suksesshëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e ka uruar së fundmi ministri i Jashtëm i Finlandës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, uron Kosovën pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës finlandeze në Kosovë.

Ambasada përcjellë edhe mesazhin e ministrit, Pekka Haavisto.

“Finlanda mbështet me vendosmëri anëtarësimin, i cili do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në  Kosovë dhe integrimin evropian,” thuhet në cicërimën e përcjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

(Kosova Sot Online)