Djegia e ekskavatorit në Zveçan, ishte në pronësi të një shqiptari

  • E.k /
  • 25 April 2023 - 10:01
Djegia e ekskavatorit në Zveçan, ishte në pronësi të një shqiptari

Një ekskavator është përfshirë nga zjarri dje në rrethana të panjohura në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nuk raportohet për të lënduar.

Kurse, zjarrëfikësit kanë shuar zjarrin.

Lidhur me këtë rast ka folur Veton Elshani, Zëvendësdrejtor Rajonal për Regjinonin e Mitrovicës Veriore në Policinë e Kosovës.

Elshani, tha se ekskavatori është në pronësi të një shqiptari dhe i njëjti punon në atë zonë që një vit.

“Është i një pronari shqiptar, i cili aty ka qenë me një kontratë të BE-së për komunitet. Punon që 1 vit në atë zonë”, tha Elashani.

“ZJARRVËNIE/Zveçan 24.04.2023 – 03:40. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)