Popullsia e këtij shteti do të kalojë Kinën

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 16:24
Popullsia e këtij shteti do të kalojë Kinën

India do të kalojë Kinën për t’u bërë vendi më i populluar në botë deri në fund të kësaj jave, kanë thënë zyrtarët nga OKB-ja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Popullsia e Indisë pritet të arrijë në 1,425,775,850 njerëz deri në fund të prillit, tregojnë të dhënat e reja.

Një organ tjetër i OKB-së javën e kaluar parashikoi se India do të kalonte Kinën nga mesi i këtij viti.

Kombet aziatike përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë globale për më shumë se 70 vjet.

“Kina së shpejti do të heqë dorë nga statusi i saj prej kohësh si vendi më i populluar në botë”, tha në një deklaratë Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së (DESA).

Ai shtoi se “për shkak të pasigurisë që lidhet me vlerësimin dhe projektimin e popullsisë, data specifike në të cilën India pritet të tejkalojë Kinën në madhësinë e popullsisë është e përafërt dhe i nënshtrohet rishikimit”.

Fondi i Popullsisë i OKB-së tha javën e kaluar që India do të kishte 2.9 milionë njerëz më shumë se Kina deri në mesin e vitit 2023.

Shkalla e lindjeve në Kinë është ulur kohët e fundit, me popullsinë e saj që u tkurr vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1961.

Popullsia e Kinës mund të bjerë nën 1 miliard para fundit të shekullit, tha DESA.

“Në të kundërt, popullsia e Indisë pritet të vazhdojë të rritet për disa dekada,” shtoi ai.

Megjithatë, normat e lindshmërisë po bien edhe në Indi – nga 5.7 lindje për grua në vitin 1950 në 2.2 lindje për grua sot.

Në nëntor, popullsia globale kaloi 8 miliardë. Por ekspertët rritja nuk është aq e shpejtë sa ishte – dhe tani është në ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.

(Kosova Sot Online)