 
															Pasi u sëmur Erdogan anulon angazhimet elektorale
 
															Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan anuloi të gjitha angazhimet elektorale të mërkurën pasi u sëmur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Me këshillat e mjekëve do të pushoj në shtëpi”, ka shkruar ai, duke bërë të ditur se nuk do të jetë në mitingjet e planifikuara në tre qytete të ndryshme të vendit.
Ai më pas shtoi: “ Me dëshirën e Zotit, ne do të rifillojmë angazhimet tona nga e enjtja”.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													