Policia bastisë shtëpinë e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ

  • E.k /
  • 27 April 2023 - 08:32
Policia bastisë shtëpinë e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ

Anëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje të Bosnje e Hercegovincës dje kanë kontrolluar shtëpinë e Osman Mehmedagiçit, ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të BeH, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nuk dihet arsyeja e specifikuar e bastisjes.

Mehmedagiç u shkarkua nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ në fund të shkurtit të këtij viti, pasi Partia e Veprimit Demokratik (SDA), me të cilën ai ishte i afërt, nuk hyri në koalicionin qeverisës në nivel shtetëror.

(Kosova Sot Online)