Eckersley: Kosova dhe Serbia të angazhohen që sa më shpejt të ndodh themelimi i Asociacionit

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 17:56
Eckersley: Kosova dhe Serbia të angazhohen që sa më shpejt të ndodh themelimi i Asociacionit

Kosova dhe Serbia të angazhohen që sa më shpejt të ndodh themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka theksuar koordinatori kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Fergus Eckersley, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mirëpresim progresin e bërë në dialogun e Brukselit. Është koha që dy palët të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën. Kosova dhe Serbia e kanë zotuar për themelimin e  Asociacionit dhe të dy palët duhet të angazhohen në mënyrë sa më shpejtë që ky Asociacion të themelohet sa më shpejt”, ka thënë ai.

“Inkurajojmë të dy palët që të zbatojnë atë që janë zotuar”, ka përfunduar diplomati britanik.


(Kosova Sot Online)