Përfaqësuesi rus: Dua t’i hedh pretendimet e Gervallës që presidenca s’e ka lejuar atë që të flasë në shqip

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 18:00
Përfaqësuesi rus: Dua t’i hedh pretendimet e Gervallës që presidenca s’e ka lejuar atë që të flasë në shqip

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, derisa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe, ka theksuar shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë u përgjigj përfaqësuesi i Federatës Ruse, që mban Presidencën, duke thënë se i hedh “këto pretendime” të Gërvallës.

“Dua t’i hedh pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar atë që të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar se që ju keni preferuar të flisni anglisht siç keni bërë edhe herë të tjera”.

Për këtë reagoi ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tentoi ta merrte fjalën për ta përmirësuar atë.

Përfaqësuesi i Federatës Ruse e pyeti se për çka e kërkon fjalën.

“Është për t’u përgjigjur për atë që e thatë sepse s’është e saktë”, tha Hoxha, por shtoi se këtë do ta thotë gjatë fjalës së tij.

(Kosova Sot Online)