Ja pse Chollet telefonon Vuçiqin para takimit me Kurtin

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 19:00
Ja pse Chollet telefonon Vuçiqin para takimit me Kurtin

Se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar  këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Chollet ka thënë se në takimin e 2 majit të Vuçiqit me kryeministrin Albin Kurti, pret konstruktivitet.

Sipas Chollet, në këtë bisedë është diskutuar për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën, siç ka shkruar ai, urgjente, për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Bisedë përmbajtësore, pozitive me presidentin Vuçiq sot. U dakorduam për fuqizimin e partneritetit SHBA-Serbi dhe ndamë pikëpamjet mbi progresin në Dialog, veçanërisht nevojën urgjente për themelimin e ASK-së”, ka shkruar Chollet.

“Presim takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)