Gjinekologu dënohet me 11 vjet burgim, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 19:40
Gjinekologu dënohet me 11 vjet burgim, kjo është arsyeja

Një ish-mjek gjinekolog është dënuar me më shumë se një dekadë prapa grilave në SHBA për abuzim me pacientet e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dr. James Heaps, 66 vjeç, u shpall fajtor vitin e kaluar për tre raste përdhunimi me anë të mashtrimit, ndërsa është dënuar sot me 11 vjet burg.

Pas kryerjes së dënimit, emri i Heaps do të shtohet në regjistrin kombëtar të abuzuesve seksualë.

Megjithëse dikur ka qenë nga punonjësit më të paguar të sistemit universitar shëndetësor UCLA, Heaps u arrestua në 2019 pas akuzave të abuzimeve të ndryshme nga disa paciente, me prekje, komente personale apo ndërhyrje të panevojshme invasive.
Heaps i cili ka ekzaminuar më shumë se 6,000 paciente gjatë karrierës së tij ishte lejuar të vijonte punën deri në qershor 2018, kur kontrata e tij u anulua dhe denoncimet u dërguan në polici.

(Kosova Sot Online)