Detaje të reja: Si ndodhi vrasja e xhaxhait nga nipi

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 20:17
Detaje të reja: Si ndodhi vrasja e xhaxhait nga nipi

Për mosmarrëveshje pronësore, një person nga fshati Kijevë e Malishevës ka shtënë me armë zjarri drejt xhaxhait të tij, i cili më pas ka vdekur. Policia e ka arrestuar nipin dhe e ka konfiskuar armën me të cilën është kryer ky krim.

Ditën e nisi me punë në oborrin e tij.

Por Sadi Berisha u vra pikërisht aty derisa po shkonte te bunari i cili është në afërsi të shtëpisë në fshatin Kijevë të Malishevës.

Atë dyshohet se e vrau nipi i tij për shkak të pronës, duke përdorur një armë gjuetie.

Ekipet policore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e arrestuan nipin dhe e konfiskuan armën.

Dëshmitarë të krejt ngjarjes ishin punëtorët të cilët Sadi Berisha kur erdhi para pak ditësh në Kosovë nga Anglia, i kishte marrë për të punuar në oborr.

(Kosova Sot Online)