Peci shkon në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, thotë se do ta rindërtojë shtëpinë që ia kishin djegur serbët

  • E.k /
  • 29 April 2023 - 11:27
Peci shkon në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, thotë se do ta rindërtojë shtëpinë që ia kishin djegur serbët

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkuar sot tek Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ku ka publikuar një fotografi, duke treguar truallin e shtëpisë së gjyshit të tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tregon se si në mars të 1999-ës urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por thotë se do ta ndërtojë sërish shtëpinë.

Postimi i plotë:

Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës.

Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë!

(Kosova Sot Online)