Rrahu prindërit dhe shkatërroi orenditë e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari

  • E.k /
  • 01 May 2023 - 15:53
Rrahu prindërit dhe shkatërroi orenditë e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij, ku edhe dëmtoi orenditë shtëpiake, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.

Po ashtu, është sekuestruar edhe lënda narkotike në cilësinë e provës materiale.

(Kosova Sot Online)