Ja sa konsumatorë zë KEDS duke e keqpërdorur energjinë elektrike

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 16:32
Ja sa konsumatorë zë KEDS duke e keqpërdorur energjinë elektrike

Për një javë ka kapur rreth 200 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike, ka njoftuar KEDS, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEDS ka bërë me dije këto raste do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqsore.

“Aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të kontrollit në KEDS po vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore. Në vazhdën e këtyre kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 200 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)