Era dëmton fasadën në një shkollë

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 20:31
Era dëmton fasadën në një shkollë

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar një incident në një shkollë në Ersekë.

Raportohet se materialet termoizoluese në shkollën 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ kanë lëvizur nga vendi, për shkak të erës së madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era e fortë duket se ka ndikuar në shkëputjen e një pjesë të tyre duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek nxënësit.

Fatmirësisht raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se termoizolimi është bërë gjatë viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)