Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, 26- vjeçari bën veprimin e papritur ndaj policisë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 13:23
Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, 26- vjeçari bën veprimin e papritur ndaj policisë

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se pesoni në fjalë gjatë arrestimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr2 2. Tiranë arrestuan shtetasin:
D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë.

(Kosova Sot Online)