Polici shpëton nga vetura super e shpejtë

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 18:55
Polici shpëton nga vetura super e shpejtë

Një oficer policie në SHBA shpëtoi mrekullisht pas humbjes së kontrollit të një automjeti që drejtohej nga një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Virginia-s dhe është regjistruar nga kamera në pultin e makinës së patrullës. Departamenti i Sherifit të Qarkut Fairfax thotë se përplasja ndodhi kur një efektiv ndaloi shoferin e një BMË-je pak pas orës 11:30 të mëngjesit në Fairfax County Parkway.

Në atë moment, një 17-vjeçar i një BMË-je tjetër po udhëtonte drejt veriut në autostradë me shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin dhe për pak morri jetën e policit.

Sipas policisë, drejtuesi i BMW-së që ishte ndaluar nga policia është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i adoleshent i BMË-së që doli jashtë kontrollit dhe dy pasagjerët që ishin aty kanë pësuar lëndime të lehta.

Adoleshenti u akuzua edhe për drejtim të pakujdesshëm. “Drejtoria e policisë së qarkut ndjen lehtësim që ky aksident nuk përfundoi në tragjedi”, tha policia. “Kjo është një kujtesë e rëndësishme se jeta mund të ndryshojë në një çast”.

(Kosova Sot Online)