Parashikimi i motit për ditët në vijim

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 18:52
Parashikimi i motit për ditët në vijim

Nga nesër (e premte) do të kemi përmirësim të motit, megjithatë mbeten vranësira dhe shanse për ndonjë rigë afatshkurtër shiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmirësim më substancial na pret të shtunën kur parashihet të kemi më shumë diell dhe më pak vranësira. Po ashtu do të kemi rritje më të ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat maksimale në Kosovë të shtunën pritet të jenë pak mbi 20 gradë Celsius, ndërsa të dielën deri në 25 gradë Celsius. Normalisht në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore (zona e Shkupit) edhe ndonjë gradë më lartë.

E diela parashihet të jetë ditë kryesisht stabil dhe më e ngrohta, me gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu orëve të vonshme të pasdites.

(Kosova Sot Online)