Në ndezjen e qirinjve për serbët ministrja Haxhiu krah Rashiqit
Në nderim të 8 nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd, të cilët u vranë të mërkurën, me armë zjarri nga një nxënës i mitur, në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Homazhet u bënë në hapje të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, ndërsa atyre iu bashkua dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Të mërkurën, një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në kryeqytetin serb, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje përpara se të arrestohej. Në këtë ngjarje që ka tronditur Serbinë, janë plagosur edhe 6 nxënës dhe një mësuese.
(Kosova Sot Online)