Kryetari i LDK-s Lumir Abdixhiku nderon Fehmi Aganin: Vrasja e tij ishte hakmarrje

  • S.A /
  • 06 May 2023 - 12:54
Kryetari i LDK-s  Lumir Abdixhiku nderon Fehmi Aganin: Vrasja e tij ishte hakmarrje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me disa bashkëpartiakë kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Fehmi  Agani në 24-vjetorin e vrajës së tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me këtë rast Abdixhiku tha se puna e Aganit si nënkryetar shumëvjeçar të LDK-së ka qenë udhërrëfyes për të gjithë.

“Sot me bashkëpunëtorë, anëtarë të Kryesisë, deputetë e familjarë të profesor Aganit, nderojmë figurën e lartë të çmueshme të intelektualit profesor Agnit i cili 24 vjet më parë u vra nga forcat serbe. Profesor Agani ishte bartës, ideator dhe njëkohësisht udhëheqësi i lëvizjes për liri dhe pavarësi dhe krah i djathtë i presidentit Rugova si nënkryetar i LDK-së”, theksoi Abdixhiku.

“Sot kujtojmë veprën e tij, vrasja e tij përveç që ishte hakmarrje edhe prezumim i të ardhmes së Kosovës. Familjes i themi mbahuni sot në këtë ditë, popullit iu shprehim ngushëllime e si LDK duhet që urtësinë e tij ta vazhdojmë. Profesor Agani mbetet njëri prej patriotëve më të mëdhenj të Kosovës”.

Agani është vrarë me 6 maj të vitit 1999 nga forcat serbe. Agani ka qenë njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike.  Për nder të profesor Aganit, vite më parë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

(Kosova Sot Online )