Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 08:56
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot do të ketë intervale më të gjata me diell, e tek pasditën e së dieles priten mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Java e ardhshme fillon me mot jostabil me më shumë zhvillime të vransirave, e orëve të pasdites rrebeshe shiu dhe bubullima ditën e hënë, e të martën e mërkurën reshje shiu paraqiten kohëpaskohe. 

Temperaturat maksimale pasi që arrinë vlera prej 23C e 25C në fundjavë, zbresin edhe në 15C e 14C ditën martë dhe mërkurë.  Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

Cilësia e ajrit parashihet në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, apo të pashëndetshme.

6.05 – Më ngrohtë.  Intervale më të gjata me diell, e pasdite zhvillime të vransirave të pakta lokale.

7.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.  Pasdite përreth viseve malore priten rrebeshe të shkurta shiu me ndonjë bubullimë.

8.05 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

9.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

10.05 – Kryesisht me vransira dhe shi kohëpaskohe.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.

(Kosova Sot Online)