Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 19:30
Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Parashikimin e motit për pesë e ardhshme, e ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dita e hënë  do të jetë dita më e nxehtë e javës. Do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

E marte–Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.

Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.

Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Të premten- Mot  kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.


(Kosova Sot Online)