Szunyog: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

  • E.k /
  • 09 May 2023 - 13:33
Szunyog: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se viti i kaluar ka sjellë përparime për Kosovën dhe se dialogu për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë duhet të vazhdojë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Është parësore që negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të vazhdojnë nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që dialogu të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për të mirën e popullatës në terren, të gjitha duke ndërtuar ura midis komuniteteve”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)