Ky shtet ndërton autostradën e parë të elektrizuar në botë

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 21:04
Ky shtet ndërton autostradën e parë të elektrizuar në botë

E para e këtij lloji në botë, autostrada elektronike mund të çojë në një zgjerim prej 3,000 km të tjera të rrugëve elektrike në Suedi deri në vitin 2035, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërsa BE miratoi një ligj historik muajin e kaluar për të kërkuar që të gjitha makinat e reja të shitura të kenë zero emetime CO2 nga viti 2035, vendet evropiane po nxitojnë të përgatisin infrastrukturën e nevojshme për lëvizshmërinë pa karburante fosile.

Dhe Suedia tani po e kthen një autostradë në një rrugë të përhershme të elektrizuar - e para e këtij lloji në botë.

Në një rrugë elektrike, makinat dhe kamionët mund të rimbushen gjatë lëvizjes.

Ekspertët thonë se karikimi dinamik u lejon atyre të udhëtojnë në distanca më të gjata me bateri më të vogla dhe të shmangin pritjen në stacionet e karikimit.

Vendi skandinav ka qenë pionier i rrugëve të elektrizuara përmes disa projekteve pilot, duke përfshirë rrugën e parë të përkohshme elektrike në botë.

"Ne mendojmë se zgjidhja e elektrifikimit është rruga përpara për dekarbonizimin e sektorit të transportit dhe ne po punojmë me një sërë zgjidhjesh," tha për Euroneës Next Jan Pettersson, Drejtor i Zhvillimit Strategjik në Trafikverket, administratën suedeze të transportit.

Autostrada e zgjedhur, rruga evropiane E20, lidh qendrat logjistike midis Hallsberg dhe Örebro, të vendosura në mes të tre qyteteve kryesore të vendit, Stokholmit, Goteborgut dhe Malmos.


(Kosova Sot Online)