Zbulohet si djali e mbajti trupin e vd*ekur të babait në frigorifer

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 19:44
Zbulohet si djali e mbajti trupin e vd*ekur të babait në frigorifer

Një ngjarje, e denjë për filmat horror, është ajo që është zbuluar së fundmit në Holandë, ku një burrë, në qytetin e Landgraaf, mbajti trupin e babait të tij të vdekur në një frigorifer për më shumë se një vit, duke pretenduar se në këtë mënyrë ai mund të fliste akoma me të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka dëshmuar se babai i tij vdiq 18 muaj më parë në moshën 101-vjeçare.

“Nuk doja të humbisja babain tim.”, tha 82-vjeçari, raportojnë mediat e huaja.

Policia e mori vesh situatën kur ish-mjeku i të vdekurit lajmëroi policinë. Ekspertët e gjetën shtëpinë e 82-vjeçarit në rrëmujë dhe po i jep atij një javë kohë për të pastruar përpara se autoritetet të vlerësojnë nëse ai është i aftë për të jetuar vetë.

Një fqinj tha se burri ishte i sëmurë me një tumor dhe shkonte rregullisht në spital.

(Kosova Sot Online)