Qeveria njofton për takimin e Power me Kurtin

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 16:21
Qeveria njofton për takimin e Power me Kurtin

Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do të presë në takim nesër kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi do të fillojë nga ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Shefen e USAID Kurti do ta presë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Së bashku, siç njofton ZKM, ata do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË.

Power po vjen në Kosovë pas vizitës në Beograd.

Siç u raportua më herët, qëllimi i vizitës së saj është për të ulur tensionet në rajon.

(Kosova Sot Online)