
Pas përleshjes dy persona lëndohen në Klinë

Sonte rreth orës 19:00, nga një përleshje në Klinë, kanë mbetur të lënduar dy persona, ka konfirmuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi lëndimet janë shkaktuar nga arma e zjarrit dhe mjeti i mprehtë.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një përleshje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Klinë. Për pasojë, dyshohet se nga përdorimi i armës së zjarrit dhe mjetit të mprehtë kanë pësuar lëndime dy persona”, ka deklaruar Gashi.
(Kosova Sot Online).