Këto janë 7 kërkesat e komunave për Qeverinë

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 11:45
Këto janë 7 kërkesat e komunave për Qeverinë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka paraqitur para kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kërkesat dhe qëndrimet e komunave të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Këto janë kërkesat dhe qëndrimet:

Kundërshtimi për bartjen e përgjegjësisë së faljes së tatimit në pronë te komunat, sepse kjo cenon të hyrat vetanake nga të cilat varen në masë të madhe projektet kapitale në komuna;

Urgjentisht të barten të hyrat vetanake në komuna, për momentin të pezulluara;

Te themelohet granti i katërt, që do të krijojë barazi financiare për komunat;

Kërkojmë përshpejtimin e nxjerrjes së akteve nënligjore në bazë të ligjit të ri për zyrtarë publikë që rregullon procedurat e rekrutimit në komuna, me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësi;

Komunave t’u kthehen pronat nga AKP-ja, që janë përcaktuar dhe shpallur nga komunat për interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror ;

Të krijohen mekanizma ligjorë për bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve si dhe në raste të tjera të ketë shmangie të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillim të projekteve komunale;

Të mos lejohet që zonat ekonomike në komuna të kalojnë në përgjegjësi të nivelit qendror por të vazhdojnë të administrohen nga komunat.

Në fund, Aliu tha se janë shpresëplot që në takimin e radhës që këto çështje të jenë të adresuara. 

(Kosova Sot Online)