Pasi po ndërtohej pa leje nis rrënimi i objektit në Prishtinë

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 16:29
Pasi po ndërtohej pa leje nis rrënimi i objektit në Prishtinë

Sot ka filluar ekzekutimin e rrënimit të një objekti i cili kishte filluar të ndërtohet pa leje të organeve kompetente në kryeqytet, ka njoftuar Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komuna e Prishtinës thotë se pala kishte filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga “organet kompetente me dimensione të përafërta ~ 13,00m x 18,00”.

“Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore.  Pavarësisht kësaj, pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime me ç’rast kemi qenë të detyruar të ndërmarrim sot aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje. Objekti gjendet në lagjen Tophane, Prishtinë”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)