13-vjeçari në SHBA shpëton motrën nga një tentativë rrëmbimi

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 17:29
13-vjeçari në SHBA shpëton motrën nga një tentativë rrëmbimi

Një djalë 13-vjeçar shpëtoi motrën e tij të vogël nga një tentativë rrëmbimi duke përdorur një armë të thjeshtë por efektive, “llastiqet” e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Motra e tij 8-vjeçare ishte duke mbledhur kërpudha në pjesën e pasme të shtëpisë së tyre në Alpina, Michigan, kur një burrë doli nga shkurret dhe e kapi atë, tha policia lokale në një deklaratë.

Vogëlushja ka luftuar dhe ka arritur të shpëtojë nga duart e rrëmbyesit. Më pas, vëllai i saj 13-vjeçar, duke parë motrën në rrezik, ka gjuajtur me llastiqe dhe ka goditur në kokë dhe gjoks të panjohurin që ka shkuar për të rrëmbyer motrën e tij.

Më pas autori është larguar duke lënë pas vajzën e vogël. Me ndihmën e adoleshentit policia mundi të arrestojë të dyshuarin i cili kishte “lëndime në në kokë dhe gjoks”.

Autori i dyshuar, është një 17-vjeçar. Ai akuzohet për tentativë rrëmbimi të një të mituri dhe do të gjykohet në moshë madhore. 

(Kosova Sot Online)