Ukraina rrëzon 6 raketa hipersonike ruse

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 22:11
Ukraina rrëzon 6 raketa hipersonike ruse

Ukraina raportohet se ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike ruse brenda një nate të vetme, duke penguar sulmin nga një superarmë që Moska pretendonte se ishte e pandalshme.

Raketat dhe dronët ranë mbi Kiev të hënën mbrëma në një nga sulmet më të mëdha ajrore që ka pësuar kryeqyteti ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus, raporton britanikja Metro.

Megjithatë, gjatë testimit të sistemit të ri të mbrojtjes ajrore të Kievit, e furnizuar nga SHBA, ukrainasit ia dolën që t’i zmbrapsnin gati të gjitha raketat.

Gjashtë raketat balistike që udhëtojnë deri në 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit, ishin në mesin e një breshëri prej 18 raketash që Rusia gjuajti në Ukrainë gjatë natës.

Meqenëse ato u shpërthyen nga qielli, kjo shkaktoi që Kievi ‘të ndizej’ ndërsa mbetjet e raketave shkaktuan “reshje mbeturinash”.

(Kosova Sot Online)