
"Mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është formimi i Asociacionit"

Ambasadori spanjoll në Serbi Raul Bartolomeo Molina, është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit Popullor, Borko Stefanoviq, ku tha se është e nevojshme të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë – Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Stefanoviq e falënderoi diplomatin spanjoll për mbështetjen aktive të Madridit zyrtar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
Molina tha gjithashtu se do të ishte e dobishme për Serbinë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, në mënyrë që të lehtësojë pozicionin e saj të politikës së jashtme.
(Kosova Sot Online)