Shtyhet vizita e Orhan Pamuk në Kosovë

  • E.k /
  • 18 May 2023 - 13:14
Shtyhet vizita e Orhan Pamuk në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për shkaqe të tij personale, shkrimtari Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër.

Pamuk ka kërkuar falje për këtë shtyrje, por tha që patjetër që do të vij në vjeshtëm e këtij viti.

“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyej vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkimfaljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti” ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)