Anija amerikane zbarkon në pjesën greke të Qipros

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 15:45
Anija amerikane zbarkon në pjesën greke të Qipros

Autoritetet turke kanë reaguar në lidhje me ankorimin e një luftanijeje amerikane në pjesën greke të Qipros, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat e huaja shkruajnë se Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë i ka bërë thirrje administratës amerikane që të rishikojnë politikat e tyre ushtarake.

Ndërkohë kujtojmë se SHBA-ja hoqi embargon e armëve ndaj administratës greke qipriote për gati 40 vjet, duke trajnuar ushtarët grekë. Në kuadër të kësaj lëvizjeje, tani luftanija “Arleigh Burke” është nën administrimin qipriot grek.

Megjithatë, kjo lëvizje e SHBA-së duket se nuk i ka pëlqyer shumë Turqisë, e cila ka reaguar sërish mbi këtë manovër.


(Kosova Sot Online)