
VV e uron Atiqin: Erdeni njihet si qytetar besnik e punëtor

Erden Atiqin, për betimin e tij si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, e ka uruar edhe Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në postimin e VV, theksohet se Atiq njihet si qytetar besnik dhe punëtor.
“Erdeni njihet si qytetar besnik dhe punëtor i Republikës. Me aktivizmin e tij për vite me radhë ai ka dëshmuar se është i drejtë, që është me qytetarët, dhe për publikën. Me bindjen që qeverisja e tij do të jetë zhvillmore dhe gjithpërfshirëse, e urojmë atë për pozitën e re, dhe i dëshirojmë punë të mbarë”, shkruan VV.
(Kosova Sot Online)