
Albin Kurtit i shkojnë në zyrë dy senatorë amerikanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takojë senatorët amerikanë, Chris Murphu dhe Gary Peters, transmeton "Kosova Sot Online".
Pas këtij takimi do të ketë deklarim për media.
Zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.
I njëjti pritet të nisë sot pasdite në orën 15:00.
(Kosova Sot Online)