Berisha tregon një ngjarje emiocionuese që i ka ndodhur me një 10-vjeçar

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 08:36
Berisha tregon një ngjarje emiocionuese që i ka ndodhur me një 10-vjeçar

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, përmes një postimi ka treguar një ngjarje emocionuese dhe prekëse që i ka ndodhur me një fëmijë 10 vjeçar përderisa ishte rrugës duke vozitur me makinë, përcjell “Kosova Sot Online”

Berisha tregon se ngjarja ka ndodhur gjersa po ngjitej me veturë rrugëve të Vërrinit, teksa është ndalur nga një fëmijë, ku Berisha ka treguar se e ka falënderuar “pse ata janë në këtë botë dhe jetojnë në vendin e vet”.

Ky falënderim, sipas Zafës erdhi pas kontributit të tij në UÇK.

Berisha ka shkruar se ai ka ngelur i habitur nga fjalët e kètij fëmiu.

Postimi i plotë i Zafir Berishës:

Miq të nderuar,

Po e ndaj një ndodhi që nuk po mundem me e heq nga mendja, e që ishte sa emocionale, po aq edhe prekse!

Sot, duke u ngjitur me makin rrugëve gjarpërore të cilat i bëj thuajse çdo ditë, për në malet magjepse të Vërrini, një fëmij rreth moshës 10 vjeq, më bëni me dorë me u ndalën.

U ndala me iden për ta marrur me makin.

Ja bëj me dorë që të dal në anën tjetër për të hyp në makin, mirpo ai mu afru te dritarja e makinës dhe me bëri me gjesta ta hap dritaren.

Duke e hapur dritaren e makinës i thash: ajde hyp, JO më tha pa përfundu unë fjalën!

-të ndala për me ju faliminderuar shumë që ne jemi në këtë botë dhe jetojmë në vendin ton.

I habituar, nuk mujsha me kuptu çka po dëshiron të thot, dhe pa menduar shumë i them; unë nuk të ndihmova asgjë që ju të më faliminderoni?

A jeni ju la (baci) Zafir, me pyti me seriozitetin e një të rrituri, i bëna me dije se unë jam!?

– po mos të ishte UÇK-së unë nuk do të isha në këtë botë, sepse Serbia ka mund të vrasë familjen time, si ka bërë në shumë vende të Kosovës.

I habitur nga ajo që dëgjova, me humor desha ta relaksoj seriozitetin e temës, duke i thën; jo se Serbia nuk ka mundur me i vra 2 milion shqiptar!

– PO ma ktheu me shumë seriozitet, dhe vazhdoj; po mos të ishte UÇK-së, në këtë vend ishte folën serbisht dhe familjet tona të shpërngulur nga dhuna serbe, kurr më nuk ishin kthy në Kosovë!!!

Mbeta në vend si i ngrirë nga habia e madhe, jo pse mi tha këto fjalë, por për vetëdijen e madhe të një fëmije, vetëdije që për fatë të keq nuk e kanë shumë të rritur që e kanë përjetu luftën dhe gjenocidin serbë mbi shqiptarët.

Ditën e mirë më tha, dhe iku.

(Kosova Sot Online)