“Trepça” gjobitet me 1000 euro për këtë arsye
Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës, Financave dhe Transferev ka gjobitur Ndërmarrjen“Trepça” SH.A me 1000 euro , për mospagesën e praktikantëve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Inspektorati ka konstatuar ankesën të bazuar dhe rrjedhimisht “Trepça” është gjobitur me gjithsej 1000 euro për shkelje të dispozitave në dy nene të Ligjit të Punës dhe në një nen të Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në punë.
(Kosova Sot Online)
