Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së

  • A.P /
  • 24 May 2023 - 15:50
Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së

Anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave është zgjedhur sot Luljeta Aliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në Kuvend, sot është votuar për tre anëtarë të KPM-së. Luljeta Aliu arriti të zgjidhet në rundin e parë, ndërsa dy kandidatët e tjerë nuk i morën votat e mjaftueshme dhe për ta, do të përsëritet edhe njëherë votimi.

“Me 48 vota, zgjedhet anëtare Luljteta Aliu, kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve, nga katër kandidatët, s’ka mundur të zgjedhet asnjë anëtarë. Nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave, sa ishin të nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i KPM-së”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)