Minxhozi: 80 % e pushuesve në Shengjin janë nga Kosova

  • A.P /
  • 24 May 2023 - 18:12
Minxhozi: 80 % e pushuesve në Shengjin janë nga Kosova

Statistika të pushuesve kosovarë që i kalojnë pushimet në Shqipëri, ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhzoi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se 80 % e pushuesve në Shengjin janë nga Kosova. Ndërkohë thotë se në Velipojë janë 65 % të pushuesve nga Kosova dhe se Durrësi është 50 me 50.

“E keni detin. E ke gabim. Të japë një shifër unë. 80% e pushuesve në Shengjin janë nga Kosova. 60 % janë në Velipojë. Durrësi është 50 me 50. Si qenkeni pa det. Ajo është pasuri e jona e përbashkët”, ka thënë Minxhozi.

Ambasadori tutje ka treguar se gjatë vikendeve ka lëvizje të madhe të shqiptarëve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e që sillet diku rreth 60 mijë deri në 70 mijë.

(Kosova Sot Online)