Murphy për takimin me Vuçiqin: Kemi marrëveshje dhe mosmarrëveshje

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 16:01
Murphy për takimin me Vuçiqin: Kemi marrëveshje dhe mosmarrëveshje

Gjatë vizitës së tyre zyrtare në Serbi, senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters  janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murphy ka shkruar pas këtij takimi, duke njoftuar se temë diskutimi mes tyre ishte edhe Kosova.

“Sapo përfundoi takimi me presidentin serb Vuçiq. Aleksandri është një mik dhe unë gjithmonë kënaqem me shkëmbimin e sinqertë të pikëpamjeve. Ne patëm një diskutim produktiv për Ukrainën, Kosovën dhe dhunën me armë. Kemi marrëveshje dhe mosmarrëveshje dhe i kemi diskutuar të gjitha”, ka thënë ai.

Vuçiq më herët tha se atyre i ka kërkuar që Kosova të formojë Asociacionin siç është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit, raporton Gazeta Express.

“E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Murphy dhe Peters gjatë qëndrimit në Kosovë janë takuar me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Për çështjen e Asociacionit, ata thanë se Kosova duhet ta themelojë, derisa kanë theksuar se edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.


(Kosova Sot Online)