Berisha: Kam shkresën e britanikëve, thonë nuk e heqim non gratën se na bie reputacioni

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 23:05
Berisha: Kam shkresën e britanikëve, thonë nuk e heqim non gratën se na bie reputacioni

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se disponon shkresën e autoriteteve britanike lidhur me sanksionimin vitin e kaluar të bazuar në shpifje dhe se do t'i bëjë ato publike shumë shpejt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Lideri i opozitës tha se në shkresë thuhet se non grata nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike. 

Sali Berisha: Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: "Të mos ia heqim se na bie reputacioni". I kam të gjitha dokumentet, do t'ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t'i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t'i bëj publike. 

(Kosova Sot Online)