Policia e Kosovës hyn edhe në Komunën e Zubin Potokut

  • E.k /
  • 26 May 2023 - 15:43
Policia e Kosovës hyn edhe në Komunën e Zubin Potokut

Trupa të Policisë së Kosovës kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur ta shpërndajnë turmën e mbledhur për ta penguar hyrjen e kryetarit të ri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.

Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.

(Kosova Sot Online)