Osmani: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 20:00
Osmani: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

Pas zhvillimeve në Veriun e Kosovës, ku gjatë gjithë ditës ka pasur tensione, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se ”sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm“.

”Ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)”, ka shkruar Osmani në Facebook, të premten.

Me tutje, Osmani ka shtuar se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

”Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë“, ka deklaruar e para e shtetit. 

(Kosova Sot Online)