
Një grua turke merr qengjin me vete në vendvotim

Turqia sot voton në balotazhin presidencial. Më shumë se 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë 4,9 milionë votues për herë të parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Disa votues shkuan në mënyrë jo fort të zakonshme nëpër vendvotime.
Një grua mori me vete qengjin e saj, e cila u xhirua nga punonjësit e vendvotimit u bë virale në rrjetet sociale.
Po ashtu, një burrë u dërgua të votojë në krevatin e tij të spitalit, derisa një çift i ri shkoi të votojë nga ceremonia e tyre e martesës.
(Kosova Sot Online)