
Korrespondenti i Kyiv Post: Vuçiq këlysh i Putinit

Korrespodenti i gazetës ukrainase Kyiv Post, Jason Jay Smart, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po provokon një konflikt drithërues në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Konflikt drithërues në Ballkan. Përplasje të ashpra mes serbëve dhe paqeruajtësve ndërkombëtarë në Kosovë”, shkruan Smart.
Ai tha se roli i Serbisë wshtë që ta largojë Perëndimin nga Ukraina.
“Këlyshi i Putinit, presidenti Aleksandar Vuçiq, së shpejti do të mbajë një fjalim për situatën. Roli i Serbisë është të largojë Perëndimin nga Ukraina”, ka përfunduar ai.
(Kosova Sot Online)