
VV-ja prish koalicionin me PDK-në në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, njofton se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë prishur bashkëpunimin për qeverisje në Komunën e Gjilanit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hyseni ka thënë se pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk e devijon misionin e tyre.
Postimi i plotë:
Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis
Pas dështimit të seancës për të tretën herë me rradhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund.
Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!
Ne vazhdojmë të jemi të prerë në qëndrimet dhe parimet tona. Pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk devijon misionin tonë.
(Kosova Sot Online)