Raportohet se janë pla*gosur dy persona në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 18:00
Raportohet se janë pla*gosur dy persona në Fushë Kosovë

Nga të shtënat me armë, dy persona kanë marrë lëndime në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa i dyshuari është arrestuar dhe i është marrë arma.

Policia rajonale e Prishtinës ka thënë  se rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, që dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit, kanë thënë nga Policia.

“Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri”.

(Kosova Sot Online)