Moti sot: I vranët, me shi dhe shkarkime rrufesh

  • E.k /
  • 01 June 2023 - 08:23
Moti sot: I vranët, me shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh në vendin tonë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas IHMK-së, në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër.

“Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)